fbpx

Liqeni i mbushur pas orarit zyrtar, e pëson keq shefi i Komisariatit të Policisë

Shefi i Komisariatit të Policisë që mbulon zonën e Liqenit Artificial në Tiranë është shkarkuar mbrëmjen e djeshme nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu.

Lajmi është dhënë para pak minutash nga kryeministri Rama

“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit që mbulon zonën e liqenit në Tiranë. Dje pas orarit zyrtar ka pasur një numër shumë të lartë qytetarësh dhe drejtori Ardi Veliu ka vepruar menjëherë”, tha kryeministri në emisionin Opinion.