fbpx

Lirohen 900 fëmijë nga një grup i armatosur në Nigeri

nigeri1.jpg

UNICEF ka bërë të ditur se 900 fëmijë u liruan nga radhët e një grupi lokal vullnetarësh në verilindje të Nigerisë, një moment historik në fushatën globale për t’i dhënë fund përfshirjes së fëmijëve në konfliktet e armatosura.

Në mesin e fëmijëve ishin edhe 106 vajza që shërbenin si kuzhiniere apo për ndihmë në milicinë e mbështetur nga qeveria. Milicia u krijua në vitin 2013 si pjesë e iniciativës qytetarët në kulmin e kryengritjes së Boko Haram-it.

UNICEF-i mirëpriti lirimin përmes një deklarate të publikuar sot, duke e quajtur një hap të madh për t’i dhënë fund abuzimit të fëmijëve në konfliktet e armatosura.

“Fëmijët në verilindje të Nigerisë kanë bartur barrën e këtij konflikti. Ata u shfrytëzuan nga shumë grupe të armatosura në role luftuese dhe jo-luftuese, si dhe kanë qenë dëshmitarë të vdekjes, vrasjes dhe dhunës. Kjo pjesëmarrje në konflikt ka pasur implikime serioze për mirëqenien e tyre fizike dhe emocionale”, thuhet në kumtesë.

Ky lirim ishte hapi i dytë i madh, pasi grupi i vullnetarëve nënshkroi një pakt për të larguar fëmijët nga radhët e tyre, thuhet në kumtesë.

Ngjarja e fundit e çon në 1.727 numrin e fëmijëve të liruar deri më tani. Sipas UNICEF-it, që nga viti 2017 nuk është rekrutuar asnjë fëmijë.

UNICEF deklaroi se fëmijët e liruar dhe të rinjtë do të përfitojnë nga programet e ri-integrimit që do t’u ndihmojnë t’i kthehen jetës civile, të shfrytëzojnë mundësi të reja për zhvillimin e tire dhe të kontribuojnë në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Nigeri./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303