Lirohet kreu i FRPD në Shkodër, ja momenti kur del nga komisariati

Është liruar mbrëmjen e sotme kreu i FRPD-së në Shkodër, Arvit Bushati.

Ai u lirua vetëm pak çaste pas nisjes së një proteste par komisariatit në Shkodër nga mbështetësit e PD.

Ata mbanin pankarta në duar ku kërkonin lirimin e tij.

Bushati u arrestua paraditen e sotme pasi tentoi të futej në bibliotekën ‘Luigj Gurakuqi’ për të penguar konstituuimin e këshillit të ri bashkiak.

Menjëherë sapo ka dalë nga komisariati, i riu është larguar me makinën e kreut të PD në Shkodër, Xhevdet Amuli.