fbpx

Liroi nga burgu Lul Cakën, Gjykata merr vendimin skandaloz për Drejtorin e Burgut

urdhri.jpg

Drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi dhe Llazar Mino, kartelist i këtij institucioni, vetëm pak ditë pasi u arrestuan janë lënë të lirë nga Gjykata.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që hetimet ndaj Shurdhit dhe ish vartësit të tij kartelistit Llazar Mino të vazhdojnë por në gjendje të lirë.

Drejtori i burgut të Lushnjes Judmir Shurdhi dhe Llazar Mino kartelist i këtij institucioni përfunduan ne pranga pasi akuzohen se liruan nga burgu 4 muaj e 22 ditë para kohe të fortin e Beratit, Lulzim Caka.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se pas lirimit nga burgu të Cakës nisi menjëherë hetimi i brendshëm dhe në fund rezultoi se është liruar para kohe.

Sipas Gjonajt, Lulzim Caka u lirua 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të burgut Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga drejtori.

Pas arrestimit ata akuzohen për “Shpërdorimin Detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Ndërkohë që Lulzim Caka është shpallur në kërkim për t’a rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303