Lista e Europol, shqiptari mes 54 kriminelëve më të kërkuar

Screenshot_27-2.jpg

Europol ka publikuar listën me 54 kriminelët më të kërkuar në Europë. Pjesë e “Europe’s Most Wanted Fugitives” është dhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli.

Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s.

Euro

Burreli akuzohet sëbashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij. Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin. Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur. Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303