fbpx

Lista e kandidatëve për Senatin, ja kandidati i vetëm për Rektor në UT

universiteti-600x360.jpg

Shtyrja e datës së zgjedhjeve në arsimin e lartë nuk i ka ndalur kandidatët. Një numër i lartë personalitetesh të universiteteve kanë vendosur të jenë konkurrentë në drejtimin e fakulteteve por edhe të degëve.

Përplasjet për zgjedhjet në arsimin e lartë nuk janë mbyllur as me vendimin e Ministres Besa Shahini për të shtyrë zgjedhjet dhe as me vendimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.

Pavarësisht kësaj krize, kandidatët për rektor, dekan, apo në njësi të tjera të fakulteteve kanë vazhduar të regjistrohen.

Madje edhe për senatin janë përfshirë në garë 15 kandidatë.I pari që ka nisur sfidën për rektor është Artan Hoxha, i cili deri më tani ka drejtuar Fakultetin Juridik.Pas regjistrimit të tij, fakultetet kanë administruar emrat që synojnë dekanatin apo dhe drejtimin e njësive të tjera.

Në fakultetin e Histori-Filologji, Sabri Laçi kërkon një tjetër mandat si dekan,  për departamentin e Gazetarisë kandidon Mark Marku dhe Valentina Duka në atë të Historisë.

Në departamentin e Gjuhës Shezai Rrokaj, ndërsa në atë të Letërsisë, në garë  janë  Lili Sula dhe Persida Asllani.

Dhori Kule ka shpallur sfidën për një tjetër mandat në krye të fakultetit të Ekonomisë, ndërsa Romeo Hanxhari kërkon drejtimin e Gjeografisë, Iris Pojani të Arkeologjisë etj

Sipas kryetares së Komisionit Institucional të Zgjedhësve, Majlinda Keta, këta emra të njohur flasin qartë për një proces të ndershëm dhe tregojnë besimin tek institucionalizmi universitar.

“Për 48 orë do të verifikohen edhe aplikimet e studentëve kandidatë për anëtarë të Senatit Akademik, përfaqësues i studentëve, kjo, pasi aplikimi online në orët e fundit e pati të pabërballueshme volumin e dokumentave të tyre me mbi 1500 mbështetës gjithësej( 100 për çdo kandidat) nga sekretaritë mësimore”.

Pas administrimit të emrave do të jetë Komisioni Zgjedhor që do të paraqesë strategjinë për fushatën e kandidatëve, ndërsa Ministrja e Arsimit do të shpallë dhe datën e votimeve./oranews

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303