Lista e Zidane, ja kush shpëton dhe ikën te Reali

zidane-lucas.jpg

Trajneri francez i Real Madritit, Zinedine Zidane, do të bëjë një revolucion të vërtetë.  Nga grupi aktual i lojtarëve që ka skuadra madrilene vetëm 18 prej tyre do të veshin fanellën “los blancos” edhe sezonin tjetër.

Duke filluar nga portieri Thibaut Courtois e mbrojtësit Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo dhe i sapoardhuri Eder Militao; Mesfusha me Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric. Ndrësa alternativat e tyre janë Fede Valverde, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio, që do të qëndrojë në Madrid. Në sulm, të sigurtë janë Karim Benzema, Vinicius Jr si dhe braziliani Rodrygo, që do të mbërrijë para se të nisë sezoni i ri.

Keylor Navas, Gareth Bale, Luca Zidane, djali i trajnerit, Mariano Diaz, Jesus Vallejo etj, do të largohen gjatë merkatos së verës. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303