Lista Serbe kërkon të jetë pjesë e institucioneve të qeverisë së re

lista-serbe.jpg

Lista serbe kërkon të jetë pjesë e institucioneve të qeverisë së re së Kosovës, duke kërkuar zbatimin e ligjit.

Ata kërkojnë të respektohet vullneti i qytetarëve që i kanë votuar dhe të pranohen në mënyrë të barabartë.

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, ka thënë se nuk ka kurrfarë problemi të takohen me këdo qoftë sa i përket krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

“Ne duam të respektohet vullneti zgjedhor i qytetarëve serbë dhe duhet të pranohemi në mënyrë të barabartë. Nuk do të jemi ata që do të imponohemi dhe do të iniciojmë takime”, ka thënë Jevtiç.

“Dyert tona janë të hapura për ata që kanë fituar zgjedhjet. Qëndrimet se ‘nuk duam të bisedojmë me Listën Serbe’ nëse Kushtetua e thotë nuk është qasje e mirë. Duam të jemi pjesë e institucioneve për t’i zgjidhur problemet”.

“Duam që të respektohet ligji. Nuk kemi nevojë për Brukselin vetëm të respektohet ajo që është e shkruar në Kushtetutë”-tha Jevtiç i cili shtoi se Lista Serbe ka fituar gati të gjitha votat e komunitetit serbë në Kosovë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303