fbpx

Lista/ Sot do të ketë 22 fluturime ajrore në aeroportin e Tiranës

Ditën e sotme do ketë 22 fluturime ajrore nga Tirana International Airport. Sipas TIA-s, janë konfirmuar fluturimet me “Ëizz Air” Tiranë – Bruksel dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Luton (Londër) dhe kthim, Tiranë – Vjenë dhe kthim dhe Tiranë – Dortmund dhe kthim.

Po ashtu, janë konfirmuar fluturimet me “Air Albania” Tiranë – Romë dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Stamboll dhe kthim.

Me “LOT” janë konfirmuar fluturimet Tiranë – Poloni dhe kthim, dhe Tiranë- Poloni dhe kthim.

Gjithashtu janë konfirmuar dhe fluturimet me “Blue Panorama” Tiranë – Bolonja dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Romë dhe kthim.

Me “Albaëings” janë konfirmuar fluturimet Tiranë – Frankfurt dhe kthim, Tiranë – Perugia dhe kthim dhe Tiranë – Piza dhe kthim.

Është konfirmuar dhe fluturimi me “Air Serbia” Tiranë – Beograd dhe kthim. Gjithashtu me linjën “Austrian Airlines” është konfirmuar fluturimi Tiranë – Vjenë dhe kthim.

Një tjetër fluturim është konfirmuar me “Aegean” Tiranë – Athinë dhe kthim. Gjithashtu dhe një tjetër fluturim me “Belavia” Tiranë – Minsk dhe kthim.

Po ashtu, është konfirmuar dhe fluturimi me “TUI” Tiranë – Bruksel dhe kthim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u kërkon pasagjerëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.

“Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE”, thekson TIA.