fbpx

Lista të hapura apo të mbyllura? Elio Engel, bëhet me opozitën parlamentare

065f126c9c394248dea7a70f248e542c_L.jpg

Kongresmeni Elio Engel, i njohur si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kombit shqiptar në politikën amerikane, ka shprehur sot mbështetjen e tij për nismën e opozitës parlamentare për përfshirjen e listave të hapura dhe votën e emigrantëve në draftin e Reformës Zgjedhore.

Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar deklaratën e kongresmenit Engel dhe e falenderon për mbështetjen e tij për nismën e opozitës. “Falenderoj nga zemra Komitetin për punët e Jashtme në Kongresin Amerikan i cili sot ka dhënë mbështetjen e tij për përpjekjet tona në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave si edhe për votën e diasporës. Një inkurajim më shumë për të vazhduar betejën tonë në Parlament”, shkruan Hajdari.

Ndërkohë, vetë kongresmeni Engel vlerëson punën për arritjen e marrëveshjes për Zgjedhoren, por thekson se duhet të merren parasysh dhe kërkesat e opozitës parlamentare për aplikimin e listave të hapura në zgjedhje dhe për votën e emigrantëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303