Listat e hapura, Bamir Topi zbulon ç’lojë po luan Edi Rama

auto_bamir1562275017.jpg

Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar lidhur me debatin e listave të hapura në zgjedhjet e 25 prillit, të cilën e ka quajtur një ‘lojë’ atë çfarë kreu i qeverisë po bën.

“Të diskutohet vetëm për lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë të trregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm  realisht por edhe politikisht duket sikur Edi Rama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën e tij”, tha Bamir Topi për Ora Neës.

I pyetur nëse PD-ja opozitare është gati për listat e hapura, Topi është shprehur se intelektualët demokrakë janë të përdorshëm osë thënë ndryshe të lëkundur pasi shkojnë këtu apo aty. Gjithashtu Topi nuk ka ngurur të krahasojë partitë politike me kazermat politike.

“Nuk e përcaktoj unë janë gati nuk janë gati të PD-së, e përcaktojnë rregullat e lojës dhe ndjesia e njerëzve. Por nuk ka rregulla loje dhe ndjesia e njerëzve është mëse e çuditshme që ka të bëjë me nivelin e kulturës demokratike të popullit tonë.Niveli i kulturës demokratike i popullit tonë është i mjerueshëm. E shoh tek të ashtuquajturit intelektualë, janë të përdorshëm, përdoru këtu, përdoru atje.

Si mund të reagosh sot kur të gjithë jetojnë në syrin e Big Brother? Është një vend i vogël ku akumulimi i pushtetit është në pak duar dhe totalisht e kontrollueshme. Ky vend ka probleme të mëdha me kulturën demokratike dhe drejtësinë.Partitë politike janë kazerma politike”, tha ndër të tjera Bamir Topi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303