fbpx

LIVE/ Hyrja e Biden në Shtëpin e Bardhë pritet të bëhet në këmbë

Screenshot_8-10.png

SHBA-të do të bëhen sot me president të ri, pasi Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për t’i liruar vendin pasardhësit të tij, Joe Biden.Procedura ka filluar që në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë orëve në vijim, Joe Biden pritet të shkojë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, afër Uashingtonit, për të vendosur një kurorë lulesh tek Varri i Ushtarit të Panjohur.Ai do të shoqërohet nga ish Presidenti Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, bashkë me gratë e tyre.

Biden do të kthehet më pas me makinë në Uashington. Por ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në këmbë, shoqëruar me një ceremoni ushtarake.Pasi të hyjë, Biden pritet të nënshkruajë dekretet e para presidenciale.Joe Biden dhe Kamala Harris do t’i drejtohen kombit në një shfaqje speciale televizive të drejtuar nga aktori Tom Hanks, i cili do të fillojë në orën 20:30 me orën lokale dhe do të transmetohet në të gjitha rrjetet kryesore të SHBA.Shfaqja, e titulluar “Celebrating America”, do të interpretojë shumë artistë të njohur si John Bon Jovi, Foo Fighters, John Legend, Demi Lovato, Bruce Springsteen, Justin Timberlake dhe të tjerë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303