Live nga “Nata e Bardhë” , koncert festiv me yjet e muzikës

23.jpg

Aktivitetet e bashkisë së Tiranës për “Natën e Bardhë” kulmuan mbrëmjen e sotme me koncertin e madh festiv në sheshin “Skëndërbej”.

Zërat më të njohur të muzikës tonë, Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma ndezën skenën nën ritmet e muzikës, duke performuar këngët më të suksesshme të tyre.

Në skenë do të ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012.

Gjithashtu, në shesh do të këndojnë edhe Krenar Seiti, Xheisara dhe shumë zëra të tjerë të njohur. Prej vitesh është bërë traditë që 29 nëntori pra festa e Çlirimit të kthehet në një ditë festimesh dhe aktivitetesh të shumta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303