fbpx

Liverpooli kritikohet ashpër nga legjendat e klubit

liverpool-cropped_lvqcsll97gd31qrz46rzl424j-600x360.jpg

Edhe pse super të pasur kjo nuk i bën që të heqin njerëz nga puna në këtë periudhë.  Liverpooli i ka liruar nga puna përkohësisht një pjesë të stafit për shkak të suspendimit të Premierligës dhe ky vendim, të cilin klubi e bëri të ditur të shtunën, i ka irrituar legjendat si Jamie Carragher dhe Stan Collymore. Këta të fundit e vlerësuan këtë veprim të ish-klubit të tyre si veprim të gabuar dhe egoist të pronarëve miliarderë.

Punëtorët e liruar nga puna përkohësisht do të paguhen në vlerë prej 80 për qind të pagës së tyre – që është deri në 2500 funte në muaj – nga qeveria britanike, në mënyrë që ata të mos goditen rëndë nga kriza e koronavirusit.

Pikërisht kjo që i ka irrituar legjendat e klubit dhe shumë tifozë të futbollit, pasi që ata sugjerojnë se Liverpooli nuk ka nevojë të marrë para nga qeveria për ta paguar stafin e vet pasi që ka mjaftueshëm para vetë dhe paratë e qeverisë mund të gjejnë përdorim më të mirë diku tjetër.

“Jurgen Klopp shfaqi dhembshuri të madhe për të gjithë në fillim të kësaj pandemie, lojtarët seniorë u bënë trysni lojtarëve të Premierligës t’i ulin pagat. Pastaj të gjithë këto veprime të mirë dhe respekti humben, kjo është e dobët Liverpool”, tha Carragher.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303