fbpx

Llalla zbulon lidhjen e vërtetë mes Ramës dhe Endri Fugës

endri.jpg

Historiani Arben Llalla përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar një lidhje të re mes Edi Ramës dhe Endri Fugës, që shkon përtej asaj të marrëdhënieve si epror dhe vartës.

Llalla shprehet se ajo që i bën bashkë ata të dy është dhe e shkuara komuniste, pasi Rama është nipi i Spiro Kolekës, ndërsa Fuga është nipi i Iljaz Rekës, ish-kryetar i Kuvendit Popullor.

“Çfarë i lidh bashkë Edi Ramën me Endri Fugën? Nuk i lidh vetëm dashuria e shefit me këshilltarin, por edhe dikatuar komuniste, Rama vjen nga familje e pushtetit dikatorial si nipi i Spiro Kolekës, ndëra Endri Fuga është nipi i Kryetarit të Kuvendit Popullor Iljaz Reka, i cila ka qenë edhe Sekretar i Parë i Komitetit Ekzekutivë të Durrësit. Shqipëria ende udhëhiqet nga komunistët prorusë e serb, bijtë e etërve”, shkruan Llalla në postimin e tij.

Duhet thënë se lidhjet e shumë zyrtarëve të shtetit me përfaqësues të diktaturave komuniste janë bërë shpesh objekt i debateve në media, ndërsa pa hapjen e dosjeve nuk do mund të ketë një mendim të qartë për asnjërin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303