fbpx

Lleshaj: Dialogojmë me opozitën, jo negociata

Sander-lleshaj-697x450.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim nga Shkodra ka folur në lidhje me angazhimin e policisë së shtetit në protestat e fundit të organizuara nga opozita.

Jemi në një situate ku policia e shtetit është shumë e angazhuar për shkak të protestave të fundit ne Shqipëri. Megjithatë deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë. Protestuesit kanë ushtruar dhune ndaj policisë, por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur. Ne kemi vetëm dy objektiva, ku e para në rast se ata do bëjnë dy hapa, policia do bëje një hap por gjithmonë ne zbatim te ligjit dhe pa pasur viktima”, tha Lleshaj.

 Më tej, ministri i Brendshëm u shpreh se mazhoranca është e gatshme të dialogojë me opozitë, por jo të negociojë.

 “Ne jemi te gatshëm që te dialogojme me opozitën, por jo te bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rruge për te zgjidhur gjithçka. Protestat janë me grafik nga opozita, thua se vetëm ditën e enjte apo të shtune vijnë problemet. Është e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën ne administrate dhe me pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet ne Tirane”, theksoi ai./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303