Lleshaj: E arrestuam ne Klement Balilin!

e10db939-dfa1-4b16-a682-6af6e12fcb5f.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një tjetër version mbi Klement Balilin duke thënë se ishte Policia e Shtetit ajo që bëri të mundur ndalimin e tij dhe se nuk është vetëdorëzuar në Polici.

Në një konferencë për shtyp, Lleshaj tha se është e pamundur që të “kërkuarit e një karakteri të tillë të vetëdorëzohen në polici“. Ndërsa shtoi se “ky ishte një operacion i mirëkoordinuar nga ana e Policisë së Shtetit“.

Sipas ministrit të Brendshëm, Balili do të përballet me drejtësinë dhe do t’i garantohet një proces gjyqësor i rregullt dhe ligjor.

Lajmi për Klement Balilin u bë i ditur paraditen e sotme kur ish-kryeministri Berisha lajmëroi se Eksobari i Ballkanit ishte vetëdorëzuar në polici. Ndërsa për ministrin Lleshaj ai u arrestua nga policia e shtetit.

Prej muajit maj të 2016, Balili ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane. Tani Eksobari i Ballkanit do përballet me drejtësinë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303