Lleshaj flet për dhunën e ushtruar ndaj Sait Dollapit

lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është prononcuar ditën e sotme në lidhje me protestën e djeshme të opozitës përballë Kryeministrisë, e cila degjeneroi në dhunë.

Ai është shprehur se policia duhet të duronte pak, sidomos në rastin e Sait Dollapit, por më tej Lleshaj thekson se efektivët ndodheshin përballë dhunës.

“Policia ishte gjithë kohës në zjarr. Ajo përballoi zjarrin dhe bombat molotov të lëshuara nga masat. Ky është i njëjti grup që ka bërë demonstrata të frikshme dhe 1997. Dhjetëra efektivë policie janë shtruar në spital. Në rastin e dhunës ndaj një ish-funksionari publik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë. Forcat policore duhet të duronin edhe pak mirëpo , mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë”, nënvizoi Lleshaj./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303