35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Lleshaj i shkon pas Ramës: Na u njollos Kuvendi

spot_img

Ministri i Brendshëm ka shkruar menjëherë pas kryeministrit Rama mbi incidentin e sotëm në Parlament, ku deputeti demokrat Edi Paloka bojatisi kreun e qeverisë.

Përmes një reagimi në Tëitter, Lleshaj thotë se opozita njollosi solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim. Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja. Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!”, shkruan Lleshaj në Twitter.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat