fbpx

Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë pas protestës së dhunshme

protestaa-lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar mbrëmjen e stome një takim me drejtuesit e Policisë, disa orë pas protestës së dhunshme që ndodhi para parlamentit,

Protesta e paradites degjeneroi në dhunë pak kohë pas grumbullimit të banorëve para parlamentit, teksa në sallë diskutohej buxheti i vitit 2019.

Protestuesit u përleshën me policinë duke tentuar të çajnë me forcë gardhin  e krijuar prej tyre. 12 punonjës të policisë mbetën të plagosur, dy në gjendje më të rëndë.

Efektivët e lënduar u dërguan me autoambulancë  në spitalin e traumës në kryeqytet. Të plagosur  mbetën edhe 3 protestues nga radhëte banorëve të zonës së “Astirit” që kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë e tyre që do shemben nga projekti i Unazës së Madhe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *