“Lleshaj”, Meta: Respektoj Kushtetutën. Do të jap përgjigje institucionale

Presidenti Ilir Meta tha të enjten se në ditët e ardhshme do të japë përgjigje institucionale në lidhje me kërkesën e dytë të kryeministrit Edi Rama për dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

“Unë jam President për të respektuar i pari Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Këtë e kam bërë dhe e bëj me përkushtim maksimal dhe nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të cenuar Kushtetutën. Unë jam në pozitën e Presidentit pas një eksperience në pozitën e Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit edhe e di shumë mirë se si funksionon procedura e emërimit të ministrit në vendin tonë, edhe nga pozita e Kryeministrit, edhe nga ajo e Kryetarit të Kuvendit, edhe tani nga pozita e Presidentit”, tha Meta në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarëve të Europës Juglindore.

“Në ditët e ardhshme do të merrni përgjigje institucionale dhe korrekte dhe unë nuk kam ndër mend të përfshihem në debate të karakterit politik apo spekulativ”, shtoi Meta.

Lër një koment