16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Lleshaj: Nga 1 janari, lojërat e fatit si parcelat e kanabisit

spot_img

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një takim me Policinë e Shtetit, shpjegoi masat që do ndërmerren gjatë vitit 2019. Në lidhje me lojërat e fatit, Lleshaj theksoi se ato do trajtohen si parcelë kanabisi. Kujtojmë që afati i fundit për mbylljen e lojërave të fatit është pikërisht data 31 dhjetor.

“Që në orën 00:00 të 1 janarit të 2019-ës nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet, pasi janë veprimtari të paligjshme. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit. Ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi e madhe ligjore. Zbatimi i ligjit është një goditje kriminale. Çdo pikë bastesh do të trajtohet si parcelë kanabisi. Përgjegjësi ligjore është ndalimi i lojërave të fati”, theksoi ministri i Brendshëm.

Në lidhje me festat e fundvitit, Lleshaj tha se policia duhet të shtojë kontrollet për qytetarët, për të mos pasur probleme. Ai ka kërkuar shtim të shërbimit të policisë në pikat kufitare./real-news.tv

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/305611280295376/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat