fbpx

Lleshaj ‘nxjerr zbuluar’ PD: Basha nuk është kërcënuar, truprojat e gardës i kam takuar

lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike lidhur me kërcënimin e liderit të saj, Lulzim Basha. Nga Vlora , Lleshaj deklaron se takime me trupëroja të gardës ka pasur, por përsëriti se nuk ka informacion se është kërcënuar lideri i opozitës, ndërsa shtoi se letrën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi nuk e ka lexuar. “Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme të takoj truproja të gardës, të pyes ata për vijimin e punës sime. Letra e Gazmend Bardhit më ka ardhur, e keni dhe në gazetë por ende nuk e kam lexuar, e përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari i PD-së, Basha të jetë kërcënuar” deklaroi ai.

Më pas ministri foli edhe për incidentet në Shkodër, ku PD-ja dhe policia bashkiake nuk lejuan që të futen anëtarët e KZAZ-së. Sandër Lleshaj, referuar Voltana Ademit tha se kryetarët e bashkive dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë dhe se zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor.

“Puna për 30 qershorin po vazhdon. Ka disa kryetarë bashkish dhe individë që duan të pengojnë procesin  por nuk e arrijnë dot pasi çdo gjë është Kushtetuese. Kryetarët e bashkive dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë. Procesi zgjedhor do të vijojë pavarësisht tensioneve. Kush mundohet të pengojë procesin zgjedhor do të përballet me forcën e ligjit” deklaron Sandër Lleshaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303