Lleshaj për kapjen e porositësit të vrasjes së Cukut

Sander-Lleshi.png

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e Bledar Jambellit, porositësit të vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë Artan Cuku

Lleshaj shprehet se finalizimi i aksionit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm, pasi Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush.

“Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush

Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri”, shkruan ministri i Brendshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303