fbpx

Lleshaj raporton për situatën, e shqetëson opozita…

rama-lleshi1.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pasi votoi tek shkolla “Fan Noli” tha para gazetarëve se procesi i zgjedhjeve ka nisur me qetësi në të gjithë vendin.

Ai foli edhe për opozitën, ku tha se mospjesëmarrja e saj në zgjedhje nuk është pozitive, por gjithsesi shtoi ai, e drejta e qytetarëve për të zgjedhur nuk është cenuar.

“Do ta vazhdojë ky proces me përgjegjshmëri të lartë. Ecuria e zgjedhjeve është shumë e mirë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Po zhvillohen zgjedhjet ashtu siç pritej. Sigurisht se opozita na shqetëson se nuk merr pjesë në zgjedhje, e rëndësishme është liria për të zgjedhur.

Qytetarët kanë të drejtë të gjykojnë ata që paraqiten në zgjedhje. Ata që u janë  shmangur gjykimit, është përgjegjësia e tyre dhe jo e shqiptarëve”-tha Lleshaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303