fbpx

Lleshi kërkon nga Presidenti t’i hiqet grada ‘Gjeneral’

Sander-Lleshi-zv.-minister-613x330.jpg

Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, i ka dërguar një shkresë Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me kërkesën që t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm.

Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.

Dokumentin e ka bërë publik Kryeministri Rama i cili shkruan se “Ja edhe kërkesa e zv. ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë??”.

Shkresa:

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *