31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Lobimi/ Bardhi tregon pse u thirr në prokurori

spot_img

Pasi doli nga Prokuroria, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se nuk ka asgjë për të shtuar nga ato që ka thënë Basha.

“U pyeta si Sekretar i Përgjithshëm i PD”, – tha ai për mediat. Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha pasi doli nga Prokuroria e Tiranës tha se po heton vetëm për deklarimet që PD ka bërë në formularët e PD-së. Basha mohoi për kontrata lobimi, duke thënë se partia e tij nuk ka shkelur asnjë ligj.

“Ju nxis t’i kërkoni Prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA. Këto përgjigje tregojnë se PD nuk ka shkelur asnjë ligj”, – tha Basha pasi doli nga Prokuroria e Tiranës.

Basha u paraqit sot në orën 09:00 në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa Partia Demokratike doli me një sqarim ku tregoi arsyet pse Basha vendosi që të paraqitet në prokurori.

Në reagimin e PD shkruhet se “Basha shkoi në prokurori, pasi prokuroria hoqi dorë nga kërkesa e paligjshme për thirrjen për njohje me aktet”.

Sipas PD, Bashës i ka ardhur një shkresë tjetër e formuluar brenda kërkesave ligjore që kërkon dëshmi në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat