fbpx

Lobimi rus, reagon Ivi Kaso: Ja kush bëri presion që dosja të…

Pas Arben Ristanit edhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen për lobimin rus.

Kaso tha në fjalën e tij se akuzat e ngritura ishin politike dhe të turpshme. Sipas Kasos, kjo çështje është zvarritur për dy vjet radhazi me urdhër të Taulant Ballës, i cili e përdorte për të bërë presion.

“Lobimi ka qenë për interesa thjesht dhe vetëm tregtarë. Nuk ka patur asnjë dokument të ri, këto dokumentet e paraqitura nga zoti Balla janë me vetëdeklarim. Nuk ka përfshirje të zotit Basha apo të zyrtarëve të PD. PD që përfshirë në gjithë këtë histori të turpshme për arsye politike.

Të gjitha provat e prokurorisë ishin materialet që vetë PD kishte vënë në dispozicion. Kjo dosje, me presionin politik të Taulant Ballës, është mbajtur nën urdhrin politik për 2 vjet. Nën presionin politik, janë deyruar të çojnë një dosje copë-copë në gjykatë.

E kanë mbajtur këtë dosje sa herë që Balla ka qenë në vështirësi. Sot që flasim kemi vetëm një subjekt që është i lidhur drejtpërdrejt me evazion fiskal në lobimin në SHBA, është vetë PS”, u shpreh Ivi Kaso.