Lobimi rus/ Zbardhet vendimi që dha Gjykata për Lulzim Bashën

Ndonëse Gjykata e Tiranës pushoi pak ditë më parë çështjen e “lobimit rus” për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe dy ish-zyrtarët Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, sot gazetarja Klodiana Lala raportoi se në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Sipas gjykatës kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.

Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes.