fbpx

Lojëra fati dhe drogë në lokal, tre të arrestuar dhe dy pronarë në kërkim në Shkodër

lajm-i-fundit-3-3-42.jpg

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.Policia bën me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 2 pronarët e lokalit që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike.Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i shtetasve A. A., 37 vjeç, i cili kishte rolin e shpërndarësit të letrave dhe E. H., 32 vjeç i cili kishte rolin e banakierit/manaxherit të lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave te fatit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; dhe F. K., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Ndërkohë sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.Shpallen në kërkim 2 pronarët e lokalit që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike.Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, kanë goditur një tjetër rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në një lokal, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin me pronarë shtetasit L. P. dhe G. P. (vëllezër),  i cili rezultoi  i paregjistruar në organet tatimore.Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa, letra për lojën e pokerit dhe një sasi lënde narkotike canabis sativa.Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:A.A., 37 vjeç, i cili kishte rolin e shpërndarësit të letrave dhe E. H., 32 vjeç i cili kishte rolin e banakierit/manaxherit të lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave te fatit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;F.K., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarëve të lokalit, shtetasve L. P. dhe G. P., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojerave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshem ose parregjistruar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.Në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë që u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303