fbpx

Lojërat Olimpike, “e vështirë nëse nuk ndalet pandemia”

rk_shinzoabe_170420.jpg

Lojërat Olipmike ishin planifikuar të mbaheshin në këtë vit, mirëpo janë shtyrë për korrikun e vitit 2021.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë se do të jetë e vështirë mbajtja e Lojërave Olimpike Verore vitin e ardhshëm nëse nuk ndalet pandemia.

“Ne kemi thënë se Lojërat Olimpike dhe ato Paraolimpike duhet të mbahen në formatin komplet, ashtu që të gjithë atletët dhe spektatorët të marrin pjesë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Abe.

“Do të ishte e pamundshme mbajtja e Lojërave në formatin komplet nëse nuk ndalet pandemia”.

Ai ka thënë se Lojërat Olimpike “duhet të mbahen në një mënyrë që tregon se bota ka fituar betejën me pandeminë. Përndryshe do të jetë shumë e vështirë mbajtja e tyre”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303