13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Rama: Bixhozi, vatër e krimit, po shpëtojmë familjet

spot_img

Nga salla e Kuvendit ku po diskutohet ligji për mbylljen e lojërave të fatit, Kryeministri Edi Rama deklaroi me një vendim të tillë qeveria po godet krimin në një nga vatrat e tij më aktive.

Sipas tij bixhozi është një nga burimet më të rëndësishme të krimit të organizuar.

Rama tha se ky vendim është i dobishëm për të mbrojtur fëmijët, familjet dhe ekonominë”, tha kryeministri.

“I dënuar për pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone dhe prodhim të lëndëve plasëse, për trafik ndërkombëtar droge, për shfrytëzim prostitucioni. Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur që të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen. Biznesi u transformua në hapësirën e pa kufishme deri në 2013 dhe tamam sikur e theksoi kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe financave është e pavërtetë se pas zhvillimit të operacionit Fundi i Marrëzisë, marrëzia është zhvilluar ende më. Ky është një kancer social. Kemi qenë këtu në sallë kur janë bërë përpjekjet për të ndalur lojërat elektronike. Në mandatin e parë nuk ia dolëm të votojmë në bllok, por bëmë një kompromis që për herë të parë me Brace, theva edhe rregullin e votimit duke refuzuar për të mbyllur kazinotë në fund të dhjetorit. Në ndërkohë ndodhi që pak nga pak u krijua vetëdija se vendimi ishte i paplotë. Vendimi ka një dobi të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë dhe goditur krimin në një nga vatrat e veta më aktive”, tha Kryeministri Rama.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat