fbpx

Lojtarët shqiptarë të Arsenal urojnë Shqipërinë

24174582_724056007801337_6305121239382198389_n-e1511876880445-780x439.jpg

Granit Xhaka i tregoi botës origjinën e tij pas golit të bujshëm ndaj Serbisë të festuar me simbolin e Shqiponjës.

Një festim që u përfol dhe për të cilin të dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri morën nga një gjobë monetare prej 10 mijë eurosh.

Mesfushori i Arsenalit ka marrë sërish pak vëmendje dhe ka vendosur që këtë herë simbolin ta realizojë me bashkëshorten e tij Leonita Lekaj.

Simboli është realizuar për t’i uruar Shqipërisë festën e Pavarësisë në një darkë të organizuar për këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Edhe shoku i tij i ekipit Shkodran Mustafi ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar Shqipërinë jo vetëm nëpërmjet një postimi të fotos së tij duke bërë flamurin por edhe me një video teksa ka xhiruar Elneny-n duke thënë urime.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *