fbpx

Lojtari i Ajaksit del nga koma pas 3 vitesh

87271b35ecd54c16a611f386537b7129_18.jpg

Ishte korriku i vitit 2017 ku Nouri, një nga lojtarët më premtues të Ajaksit që po përgatitej të rikthehej fuqishëm në arenën ndërkombëtare, u godit nga një iktus gjatë ndeshjes kundër Werder Bremës.

Ishte vetëm 19-vjeçar Nouri, dhe atë ditë vere jo vetëm u shpërbë çdo iluzion triumfi në futboll, por ai rrezikoi seriozisht jetën.

Vëllai tij Abderrahim i tregoi televizioneve holandeze që Abelhaik, ose Appie si e quanin shokët e ekipit, ka dalë totalisht nga gjendja e komës, dhe ndodhet tashmë në shtëpinë e tij prej disa javësh.

Ish-lojtari doli nga koma pas 3 vitesh.

Sipas vëllait, ish-lojtari ka filluar të hajë, të luajë edhe vetullat për të komunikuar, dhe jo rrallë të dy shohin televizion bashkë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303