35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Lojtari i madh i jep fund futbollit. Ka probleme me zemrën

spot_img

Problemet me zemrën kanë detyruar mesfushorin Andrea Orlandi të pensionohet nga futbolli i luajtur. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ku Orlandi aktivizohej, Virtus Entella.

“Një patologji kardiake në teste e ka detyruar italo-spanjollin, Andrea Orlandi t’i jepte fund karrierës së tij menjëherë. -thuhej në njoftimin e klubit italian, e cila militon në Seria C.

Ish-ylli i Swansea City iu bashkua Entella vetëm në ditën e fundit të merkatos së janarit, por problemet me zemrën nuk e lejuan të jap maksimumin me skuadrën italiane.

Gjatë karrierës së tij, 34 vjeçari Orlandi bëri 278 paraqitje, të shpërndara me skuadra si Swansea, Brighton, Blackpool, APOEL Nicosia dhe Novara, si dhe një herë me ekipin e parë të Barcelonës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat