fbpx

Lojtari i ri e turpëron në stërvitje, Shkodran Mustafin

arsenal.jpg

Lojtari më i ri i Arsenal-it, Kieran Tierney u prezantua në mënyrën më të mirë të mundshme në stërvitjen e parë me grupin anglez.

Skocezi bëri një lëvizje mjaft të bukur ndaj mbrojtësit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafit duke ia kaluar topin përmes këmbëve.

Gjatë stërvitjes në një rreth, veprimi i Tierney ka shkaktuar mjaft të qeshura  ndërkohë që video bëri xhiro nëpër rrjete sociale.

Në seancën e parë stërvitore Tierney la një shenjë pozitive ndërkohë që pret të bëjë debutimin e tij të parë me “The Gunners” në fund të muajit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303