fbpx

Lokale dhe biznese të tjera hapur dhe pas orës 22:00, policia i “mbyt” në gjoba, ç’ndodhi në 24 orët e fundit

policia-e-vlores.jpg

Katër administratorë subjektesh janë ndëshkuar së fundmi. Raportohet se ata janë gjobitur me 1.000.000 lekë për shkak se u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim ne Aktin Normativ.

Nga shërbimet e Policisë u ndëshkuan shtetasit:

D.D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ;

A.K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ;

F.M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

F.M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Sakaq drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303