fbpx

“Loli dhe Coli”, Basha nxjerr zbuluar Ramën: Ke dëbuar mjekët…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një reagim në rrjete sociale kundër Ramës.

Sipas kryedemokratit me papërgjegjshmërinë e tij, Rama ka dëbuar mjekët dhe ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët.

Postimi i Bashës:

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.