Loredana na prezanton me vajzën e saj Hana

Ditën e djeshme mësuam se Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë.

Këngëtarja nuk ka nguruar menjëherë pas postimit të Mozzik të shkruajë diçka emocionuese për ardhjen në jetë të vajzës së tyre Hana.

Loredana ka postuar një foto në Instagramin e saj me mbishkrimin:

“Pra, miqtë e mi! Vajza ime Hana është këtu.. Më duhet ta pranoj se jam personi më i lumtur në botë. Nuk e di se cili është qëllimi juaj në jetë, por i imi është ka qënë gjithmonë të formoja një familje. Kam punuar shumë përgjatë gjithë vitit, ndërsa Hana fshihej në stomakun tim dhe nuk kisha dëshirë që ju të dinit se në fakt po përjetoja një ndjesi krejtësisht ndryshe sepse doja të fokusoheshit tek puna ime. Mendoj se gjithçka fillon me Hanën dhe do përfundoj gjithmonë me të, si gjëja më e rëndësishme që kam në jetë. Gjithmonë kam ëndërruar të kem familjen time dhe tani ëndrra m’u kthye në realitet. Faleminderit Zotit dhe të gjithë ju që më bëtë të ndihem mirë përgjatë shtatzënisë edhe përse unë nuk tregova asgjë. Pra, dua të theksoj se 2019 do të jetë viti im! 2018 ishte vetëm një shije. Falenderoj bashkëshortin tim Mozzik, je më i miri në botë. Hana lindi me 18 dhjetor 2018.” – shkruan në postimin e saj Loredana.

Loredana nuk ka ngururar të na tregojë edhe pamjen e vajzës së saj./real-news.tv/

Lër një koment