fbpx

Loredana pjesë e spektaklit të famshëm në Gjermani?

Reperja shqiptare Loredana, po përflitet në mediat gjermane si pretendente për t’u bërë pjesë e jurisë së një prej spektakleve më të njohur vendas.

Kush do të jetë në jurinë e sezonit të ri të “Deutschland sucht den Superstar” ngjitur me anëtarin më të vjetër, Dieter Bohlen?

Emri i Loredanës është përfolur nga shumë media, bashkë me atë të kolegut të saj Bushido.

Sipas “20 Minuten”, Loredana është përfolur se mund të jetë pjesë e spektaklit, por RTL hedh poshtë lajmin duke thënë se reperja zvicerane nuk do të bëhet pjesë e bordit të jurisë.

Zëdhënësi i RTL Anke Eickmeyer njoftoi se emrat e jurisë do të shpallen brenda ditëve të ardhshme.