fbpx

Loret Sadiku refuzon sërish Shqipërinë

loret-sadiku-samuel-etoo-antalyaspor-kasimpasa-stsl-12252016_1kbikdyj3i2mk1iyatxxtudwb4.jpg

E bujshme. Loret Sadiku ka refuzuar sërish Shqipërinë, pasi vetëm pak ditë pasi trajneri i kombëtares kuqezi Christian Panucci shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës ndaj Skocisë dhe Uellsit, FSHF ka njoftuar se mesfushori i Kasimpasa në kampionatin turk nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi, me Panuccin që ka zgjedhur Ergys Kaçen për ta zëvendësuar.

Mesa duket Sadiku nuk heq dorë nga ideja për të luajtur me Kosovën edhe pse FIFA nuk lejon duke lënë sërish thatë kuqezinjtë. Ja dhe komunikata e plotë e FSHF.

Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka njoftuar zëvendësimin e Loret Sadikut me Ergys Kaçen, sa i përket listës së futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës që do të luajë Shqipëria.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *