fbpx

Lori Hoxha sapo na zbuloi dietën e trupit perfekt

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha njihet për jetën e saj luksoze por edhe për linjat e saj perfekte.

Për ndjekësit e saj në Instagram Lori  ka treguar dietën që ndjek për të ruajtur linjat dhe për të qenë kaq në formë.

Po pyesnit veten nëse Lori ha mëngjes? Jo, sepse ajo mban dietë 16-18 orë në ditë.

“A je strikte me dietën tënde dhe cili është mëngjesi yt tipik?”- e pyet një ndjekëse, ndërsa Lori i përgjigjet:

“Unë e evitoj mëngjesin sepse unë mbaj dietë për16-18 orë në ditë. Rutina e mëngjesit përfshin 1 litër ujë shoqëruar me një americano”

Por si ia bën kur tundohet nga karbohidratet?

“I bëj pjesë një herë në javë në sallatën time. Gjithashtu ha 30 gram pasta, që përmban shumë proteina.”

Për të sqaruar më tepër për dietën e saj, Lori do të publikojë shumë shpejt edhe një video në kanalin e saj në Youtube.