fbpx

Lotaria Amerikane, Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Lotaria-Amerikan.png

Në një kohë kur ende vijojnë aplikimet për Lotarinë Amerikane, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ambasada bën me dije se: sot në orën 15:00 personeli i Konsullatës do t’u përgjigjet në kohë reale të gjitha pikëpyetjeve të atyre që kanë paqartësi për procesin.

“??️ | Bëhuni gati të postoni pyetjet tuaja mbi Lotarinë Amerikane, sot në orën 15:00.

Personeli i Konsullatës do t’ju përgjigjet në kohë reale mbi çdo gjë që duhet të dini mbi aplikimin e Lotarisë Amerikane”, shkruan në ‘Facebook’ Ambasada Amerikane.

Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *