fbpx

“Lotët m’u mblodhën në grykë”. Prek ish-deputetja: Po vdesin, po largohen pa një lamtumirë

lot.jpg

Ish-deputetja Nora Malaj ka përlotur me statusin në Facebook teksa bën një përmbledhje të situatës së pandemisë.

Njëherazi Malaj, nuk lë pa sulmuar edhe qeverinë.

Postimi i plotë:

Sa borxhe i kemi brezit të tretë!

Teksa po lexoja këte poezi, ndjeva se lotët m’u mblodhën në grykë.

Malli për ata që na ikën , frika për të tashmen që po jetojmë, pasiguria për të ardhmen. Të gjitha janë trishtuese. Po trishtimi më i madh është zhgenjimi që po na ndodh. Nje Shqipëri e mbytur nga shiu, e zhytur në baltë , e trishtuar dhe e lënduar ne shpirt.

Shqipëria që lengon dhe demagogjia nga “fitorja në fitore” që nuk po pushon  nga gojët e grykësve të qeverisë dhe nga ana tjeter njerëzit , qytetarët e thjeshtë

të  ketij vendi që cdo ditë vdesin..

Nga Covidi, nga skamja , nga pasiguria , nga pabarazia dhe nga makutëria e atyre që i grabisin çdo ditë, orë e minutë  gjithcka kanë edhe dekikat e fundit të jetës .

Asnjëherë nuk do kisha besuar , që kemi prekur fundin me dorë.

Cfarë mjerimi dhe cfarë përçmimi dhe rrënimi nga qeveria !

Dhe ata po vdesin…

Ky vend nuk mund të drejtohet më me arrogancë dhe retorikë, ky vend meriton të trajtohet me melankoli dhe mirësi!

Gjithësesi njerëzit po vdesin.

Po vdesin.

Brezi më i mirë po vdes,

Ai brez që pa nevojën e studimeve, rriti fëmijët e saj,

Ai brez që pa burime ekonomike i ndihmoi ata fëmijë gjatë krizave të ndryshme.

Po vdesin ato që kanë vuajtur më shumë, ato që kanë punuar si “kafshë”

Po vdesin ato që kanë kaluar kaq shumë vështirësi në këtë jetë, ato që ndërtuan vendin, ato që tani dëshironin vetëm të kënaqeshin me nipërit dhe mbesat.

Ato po vdesin të vetmuar dhe të frikësuar.

Ato po largohen pa shqetësuar askënd.

Ato, po largohen pa një lamtumirë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303