32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Lotot vënë drynin, 5520 pika të mbyllura deri në datë 23

spot_img

Pronarët e basteve sportive në të gjithë vendin kanë nisur tashmë t’u vënë drynin aktivitetit të tyre, një masë kjo që vjen në kuadër të vendimit të marrë nga qeveria shqiptare për mbylljen e të gjitha basteve sportive e kazinove nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Duke bërë një panoramë të asaj se çfarë po ndodh aktualisht me mbylljen e këtyre bizneseve, sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se deri më datën 23 dhjetor në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.

Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.

Një premtim mjaft ambicioz në kushtet kur qeveria jo vetëm po largon nga buxheti disa milionë euro taksa që u merr këtyre bizneseve, por edhe po merr në konsideratë efektet e veprimit të saj.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive megjithëse krijon një farë kostoje në të ardhurat e buxhetit, nga ana tjetër ai kursen miliona nga xhepat e shumë qytetarëve që shpenzonin buxhetet familjare në këtë aktivitet, duke sjellë edhe mjaft drama sociale në shoqërinë shqiptare. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat