LSI denoncon: Analizat e ushqimeve, ‘fake’

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon certifikatat e lëshuara nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, për produktet ushqimore.

Në një deklaratë për media, ish-deputetja Floida Kërpaçi tha se formularët që lëshon laboratori për analizat e pesticideve apo metaleve të rënda janë false. Ajo tha se laboratori nuk përcakton metodën e përdorur për kryerjen e analizave.

Kërpaçi i bëri thirrje prokurorisë të hetojë për mashtrim dhe shpërdorim detyre drejtuesit e këtij institucioni.