fbpx

LSI në zgjedhje, Kryemadhi e vendosur: Në luftë me bishën…

madh.jpg

“Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën Kryeministër”, kështu ka deklaruar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndërsa shtoi se partia që ajo drejton nuk do t’i kushtëzojë zgjedhjet dhe se e vetmja zgjidhje është përballja me shtetin e kapur nga Edi Rama.

 “Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të ç’bëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik. në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës” u shpreh Kryemadhi.

Për mungesën e dialogut të deritanishëm midis palëve, Kryemadhi bën fajtor kryeministrin Rama, i cili sipas saj, është kthyer në një kryeministër arrogant.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303