LSI ngre alarmin: Po pastrohen shuma të mëdha parash

Nëpërmjet një deklarate për mediat kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur para pak minutash se në vend po bëhet një pastrim i madh parash.

Sipas Vasili i vetmi që po pasurohet duke u bërë miliarder nga e gjithë kjo aferë është kryeministri Edi Rama.

“Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder, ndërkohë mijëra shqiptarë dhe bizneset e vogla rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve evropiane e ato të DASH”, tha Vasili, duke i bërë të gjithë shqiptarëve thirrje për të dalë në protestë në mbrojtje të së ardhmes.

/real-news.tv/