LSI paralajmëron zhvillim shumë të fortë në mars

braimllari.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Ora Neës, i pyetur në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore u shpreh se janë të qarta kushtet e Bundestagut gjerman, pra një reformë zgjedhore, konsensuale por dhe implementimi i saj.

“Është e qartë që pas përfundimit të reformës zgjedhore do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Janë të qarta kushtet e Bundestagut gjerman, pra një reformë zgjedhore, konsensuale por dhe implementimi i saj. Edi Rama duhet t’i tregojë qytetarëve që është i aftë ta çojë përpara këtë proces me qëllim që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Tanimë topi është në fushë të mazhorancës, përsa i përket kërkesave të Bundestagut. Ne jemi të bindur që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme sepse duhet urgjentisht implementimi i reformës zgjedhore me qëllim që të mos kemi më një parlament ilegjitim. Sot Shqipëria është pa Parlament. Pra kjo tryezë e përbashkët çfarë tregoi? Tregoi që ai Parlament është ilegjitim sepse nuk kishte arsye të kishim një tryeze të përbashkët nëse Parlamenti do të ishte legjitim. Ne nuk mund të vazhdojmë të qeverisim në kushtet e një anarkie. Sot vendi është pa Gjykatë, nuk funksionon Gjykata Kushtetuese, nuk funksionon Gjykata e Lartë, ka probleme shumë thelbësore përsa i përket institucioneve të reja të drejtësisë.”-tha Braimllari

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303