fbpx

“Luajti një rol të rëndësishëm…më hidhëroi”. Manastirliu reagon pas lajmit prekës

ogerta-manastirliu-2-770x430.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një reagim në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të mjekut Mihal Kerci, si pasojë e koronavirusit.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se “prof. Kërçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19”.

Mesazhi i ministres:

Prof. Mihal Kërcin e takova ditën kur iu bashkua task forcës së anestezistëve, e cila u krijua në fillimin e epidemisë në vendin tonë, së bashku me prof. Roland Xhaxhon dhe prof. Sokol Agollin.

Në muajt e punës me task forcën e ngritur, ku mjekët e shkëlqyer të anestezi-reanimacionit që iu përgjigjën situatës, vlerësonin nevojat, planifikonin hapat që duhet të hidhnim, me qëllim që virusi të mos na gjente të papërgatitur, rivendosnin në punë respiratorë në shërbimet tona spitalore, organizonin trajnimet me të rejat e fundit, prof. Kërçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19.
Lajmi që prof. Kërçi nuk ia doli në luftën e tij për jetën, më hidhëroi shumë.
Mjekësia shqiptare humbi një prej profesionistëve më të zotë.
Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Mihalit.
U prehsh në paqe prof. Kërçi🙏🏼

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303